
Mister rreth aktivizimit, mungoi në stërvitje, Uzuni mban në ankth Kombëtaren
Mister dhe ankth rreth Myrto Uzunit. Sulmuesi më në formë i Kombëtares, që cilësohej edhe si një prej lojtarëve kyç për ndeshjen me Poloninë, mungoi në stërvitje.
Misteri shtohet nga fakti se Federata e Futbollit nuk e përmendi këtë mungesë, përkundrazi theksoi se grupi ishte i plotë, me përjashtim të portierit Strakosha, i cili ka punuar në palestër dhe ka bërë fizioterapi, por nuk ka probleme fizike të mëdha dhe pritet të jetë i gatshëm.
Për Uzunin ende nuk dihet nëse do të bashkohet me grupin, apo nëse do të jetë në gjendje të luajë të hënën në Varshavë.