Pse në pranverë dashurojmë më shumë? Ja çfarë thotë shkenca

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 07:57 | Lifestyle

Pranvera quhet rilindje dhe rilindja kërkon emocione të reja dhe dashuri të reja. Nëse keni menduar ndonjëherë pse dashuroheni më shumë në pranverë, tani ka një përgjigje shkencore për këtë  pyetje. Nga ana tjetër është e qartë për të gjithë se kur ditët zgjasin, orët e dritës na lejojnë të dalim nga letargjia, dielli shkëlqen dhe shqisat rifitojnë forcën.

Dhe për ata që ëndërrojnë të bien në dashuri, pranvera është stina e duhur. Por pse në pranverë ne dashurohemi më shumë? Ja pse.

Hormonet zgjohen

Dopamina luan një rol kryesor në këtë periudhë veçanërisht te gratë. Falë orëve të shumta të dritës, hormoni i kënaqësisë rritet, duke shkaktuar një rritje të dëshirës seksuale.

Edhe hormonet mashkullore rriten, prania më e madhe e testosteronit intensifikon dëshirën seksuale dhe përshpejton asgjësimin e masës dhjamore të trupit.

Ju ktheni sytë nga sërish nga trupi juaj

Të kesh më shumë orë dritë në dispozicion do të thotë gjithashtu më shumë mundësi për aktivitet fizik në ajër të pastër. Më shumë vëmendje i kushtohet trupit, zbulimit të vetvetes dhe lojës së joshjes. E gjithë kjo përforcon shqisat, shkurton centimetrat e rrobave në lëkurë dhe ju bën të ndiheni gati për t'u përfshirë.

Stresi ulet

Në pranverë, niveli i stresit mund të bjerë ndjeshëm, për shkak të vitaminës D, e cila rritet falë ekspozimit më të madh ndaj dritës së diellit dhe stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të mirëqenies. Kjo shkakton energji të re, ndjesi lehtësie dhe për rrjedhojë mundësinë për t'u kënaqur në horizonte të reja pozitive.

Zgjimi i shqisave

Pesë shqisat zgjohen nga letargjia dimërore. Gjithçka fillon me feromonet përgjegjëse për perceptimin e nuhatjes. Kur temperaturat rriten, këto hormone të veçanta janë më intensive dhe kështu ne jemi më aktivë. Të gjitha shqisat e tjera , duke përfshirë shijen, janë gjithashtu të lidhura me nuhatjen. Nëse jeni të tërhequr nga aroma e një personi, ka shumë të ngjarë që t'ju pëlqejë edhe shija e një puthjeje. Një përqafim do të stimulojë më pas oksitocinën, i ashtuquajturi hormon i dashurisë, i cili do të tentojë të forcojë më tej lidhjen me partnerin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos