
Supergol në stërvitje, Sokol Cikalleshi paralajmëron Poloninë
Një gol, që nëse do të realizohej në ndeshje, mund të ishte kandidat për rrjetën më të bukur të kualifikueseve. Sokol Cikalleshi paralajmëron Poloninë, me perlën e shënuar në stërvitje me Kombëtaren.
Pamjet janë të së premtes që lamë pas, me kuqezinjtë që pa asnjë paralajmërim apo njoftim zyrtar i spostuan përgatitjet në Elbasan.
Për këtë arsye, supergoli i Cikalleshit rrezikoi të mos ishte dokumentuar, por fatmirësisht nuk i shpëtoi syve kuriozë rreth Kombëtares.