Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Aksident i rëndë pranë Saukut, urbani me pasagjerë batohet në rrugë, ka të lënduar

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 16:05 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, ku një urban i njërës prej linjave të kryeqytetit ka pësuar një aksident dhe për pasojë është batuar në mes të rrugës.

Si pasojë e këtij aksident mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona që udhëtonin në autobus.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Kujtojmë se ky është i disati aksident në kryeqytet ku të përfshirë janë autobusët e linjave urbane.

REAGIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

https://a2news.com/2023/03/26/dy-makina-te-bera-copash-dhe-urbani-i-permbysur-ne-mes-te-rruges-dalin-pamjet-nga-aksidenti-i-frikshem-prane-saukut/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani