Aksident zinxhir te “Kthesa e Maminasit”, përplasen 4 makina, trafik i rënduar në drejtim të Tiranës

Publikuar më: 26/3/2023, ora 16:32

Aksident zinxhir te “Kthesa e Maminasit”, përplasen 4 makina, trafik i rënduar në drejtim të Tiranës

Publikuar më: 26/3/2023, ora 16:32

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë 4 automjete.

Sipas të dhënave të deritanishme nga vendngjarja, nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Kthesës së Maminasit”.

Ndërkohë që për rrjedhojë është krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit.