Kërcet arma në Rrëshen, babë e bir qëllojnë me pistoletë drejt një makine, pas një konflikti të çastit!

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 20:26 | Kronikë
Kërcet arma në Rrëshen, babë e bir qëllojnë me

Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet.

Në konflikt janë përfshirë Martin Bardhi dhe Enrik Bardhi, babë e bir, të cilët qëlluan në drejtim të makinës që drejtohej nga Saimir Reçi. Fillimisht janë përplasur fizikisht e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Reçit.

Për pasojë, ky i fundit ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përplaset me bordurën e rrugës, por fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar.

“Rrëshen, Mirditë: Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).

Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit  me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njofton Policia e Shtetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu