Deri në 30% më shumë se vjet, shtrenjtohen biletat e avionit për muajt e verës, nuk ka më “low cost”

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 16:03 | Aktualitet
Deri në 30% më shumë se vjet, shtrenjtohen biletat e avionit

Pushuesit shqiptarë dhe turistët e huaj që do të fluturojnë nga Tirana këtë sezon veror do të paguajnë më shumë.

Të dhënat nga kompanitë e fluturimeve tregojnë se nëse prenoton sot një biletë për të shkuar në Barcelonë, Berlin, Vjenë e Dubai për muajt qershor, korrik apo gusht kushton nga 20 deri në 50 për qind më tepër se një vit më parë.

Ajo që bie në sy është që shtrenjtimi i biletave ka përfshirë edhe kompanitë “low-cost” të fluturimeve.

“Një treta e lëvizjes së shtetasve në Shqipëri kryhet nëpërmjet ajrit. Rreth 19 për qind e turistëve të huaj që hyjnë në vend vijnë nga ajri. Në qershor korrik dhe gusht po ka një rritje deri në 3-fish të prenotimeve sipas Booking. Sigurisht sipas ligjit kërkesë/ofertë, kjo ndikon edhe te çmimi i biletave të avionit.”

Zak Topuzi, Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit

Vitet e fundit turizmi në vend ka arritur në nivelet më të larta historike. Shtimi i linjave direkte dhe çmimet relativisht të ulëta të biletave kanë qenë dy ndër arsyet. Po si pritet të ndikojë shtrenjtimi i fluturimeve te turizmi?

“Sigurisht që ndikimi i çmimeve është i rëndësishëm, por me trendin po tregohet që turizmi elitar është e ardhmja. Raportet e fundit tregojnë se deri në vitin 2035 do të 3-fishohen të ardhurat nga turimiu elitar.”

Zak Topuzi, Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit

Të dhënat tregojnë se Spanja dhe Franca janë dy shtet drejt së cilave janë shtrenjtuar më shumë biletat për muajt e verës, ndërsa drejt Italisë apo Greqisë çmimet kanë mbetur thuajse të njëjta.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni