Dialogu në Ohër, Begaj: Nuk pranoj Republikë Srpska në Kosovë

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 17:18 | Kosova
Dialogu në Ohër, Begaj: Nuk pranoj Republikë Srpska në

Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Me këto fjalë Presidenti Bajram Begaj u shpreh se marrëveshja Kosovë Serbi duket të shkoj drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. 

“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Dhe mesa di nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë një partner i yni”, tha presidenti Begaj.

Deklarata e Begajt u bë gjatë takimit me homologun austriak, Von Der Bella, i cili u ndal tek procesi integrues i Shqipërisë.

Sipas kreut të shtetit austriak, ekzekutivi shqiptar duhet të jetë më e kujdesshme me nismat e saj duke kritikuar direkt pasaportat e arta të qeverisë. 

Pas takimit me Begajn, axhenda zyrtare e presidentit austriak vijoi në parlament ku iu drejtua parlamentarëve shqiptarë me kërkesën për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni