Kushtoi 430 milionë euro, probleme me stadiumin në Varshavë

Publikuar më: 27/3/2023, ora 16:03

Kushtoi 430 milionë euro, probleme me stadiumin në Varshavë

Publikuar më: 27/3/2023, ora 16:03

Një stadium me kosto 430 milionë euro dhe kapacitet rreth 57 mijë vende, por që nuk plotëson standardet e sigurisë.

Vetëm pak orë përpara ndeshjes Poloni-Shqipëri UEFA zhvilloi një mbledhje urgjente, në të cilën vendosi që çatia e Stadion Narodovi do të qëndrojë e mbyllur. Pjesa e sipërme e impiantit ka një defekt, i cili nuk është riparuar dhe sipas ekspertëve përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e tifozëve duke qëndruar e hapur.

Për këtë arsye, UEFA vendosi që çatia të qëndrojë e mbyllur, ndërsa paralajmëroi polakët se do të përballen me dënime të ashpra nëse nuk marrin masa për ta riparuar.