Mungesa dhe dilema, formacioni i Shqipërisë në Poloni

Publikuar më: 27/3/2023, ora 15:58
FORMACIONI PRAG POLONI SHQIPERI frame 938 1280x720

Mungesa dhe dilema, formacioni i Shqipërisë në Poloni

Publikuar më: 27/3/2023, ora 15:58

Shqipëria e Sylvinhos është një mister i cili do të zbulohet mbrëmjen e sotme në Varshavë. Trajneri i ri do të debutojë në stolin kuqezi, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 në fushën e Polonisë. Edhepse në konferencën përpara ndeshjes deklaroi se e ka të qartë si do të luajë, tekniku brazilian është kujdesur që formacioni i mundshëm të mbetet sa më sekret.

Në portë Strakosha ka fituar kuota përballë Berishës dhe pritet të jetë titullar. Në mbrojtjen me 4, Kumbulla e Mihaj pritet të jenë në qendër, ndërsa Balliu e Hysaj nga krahët, aty ku alternativë është Veseli.

E ndikuar nga mungesat dhe gjendja fizike, mesfusha pritet të ndryshojë. Titullarë përkrah Ramadanit janë projektuar Asllani dhe Laçi,me këtë të fundit që është në balotazh me Bajramin.

Në treshen e sulmit, debutuesi Jasir Asani dhe Uzuni do të luajnë në krahët e Cikalleshit. Formacioni është mjaft i ndryshëm nga ai i ndeshjeve të fundit. Për shkak mungesash apo zgjedhje teknike, Shqipërisë i mungon i gjithë boshti i pak muajve më parë.

Nga portieri Berisha, tek Ismajli e Gjimshiti në mbrojtje, për të vijuar te mesfusha, ku Keidi Bares së dëmtuar i shtohen Gjasula që sapo është rikuperuar nga lëndimi dhe Abrashi i cili së fundmi vuajti një virozë gripale. Në sulm mungon edhe ylli i ekipit, Armando Broja, i cili ka nisur fazën e rehabilitimit te Chelsea. Shqipëria në Poloni pritet të ketë shumë ndryshime, por të gjithë besojnë dhe shpresojnë se Kombëtarja do ti nisë kualifikueset me rezultat pozitiv.