Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 06:59 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01:00. Si pasojë, ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa  mjeti i tyre është gjetur i djegur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

https://a2news.com/2023/03/27/sulmi-ndaj-top-channel-reagon-kryeministri-edi-rama/
https://a2news.com/2023/03/27/sulmi-me-arme-drejt-top-channel-reagon-cuci/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu