Sulmi ndaj Top Channel, kreu i KLP i kërkon SPAK-ut zbardhjen e ngjarjes

Publikuar më: 27/3/2023, ora 11:05
alfred balla 1280x720

Sulmi ndaj Top Channel, kreu i KLP i kërkon SPAK-ut zbardhjen e ngjarjes

Publikuar më: 27/3/2023, ora 11:05

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranë dhe SPAK-u që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen kriminale ndaj Top-Channel ku mbeti i vrarë roja e sigurisë. Në reagimin e tij, kreu i KLP-së shpreh indinjatën e tij ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, të sotëm ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët”, thuhet në njoftimin e KLP-së.