Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U arrestuan me armë e municione në makinë, lihen në burg Arjan Spahiu dhe Arsen Preçi

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 11:51 | Kronikë
U arrestuan me armë e municione në makinë, lihen në burg

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë ndaj dy personave, Arjan Spahiu dhe Arsen Preçi, të arrestuar në Elbasan më 20 shkurt pasi në makinën BMW X6 me të cilën udhëtonin, u gjetën armë dhe municione.

Të dy të arrestuarit kishin kërkuar në apel që masa e sigurisë të zbutej në “detyrim paraqitjeje” ose “arrest në shtëpi”, por gjykata nuk e miratoi kërkesën e tyre dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë për mbajtjen e tyre në qeli.

Spahiu akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Ndërkohë, Preçi akuzohet për “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dy personat u vunë në pranga nga operacioni “Inteligjenca”. “Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidonë me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Policia tha se personat e dyshuar, për shkak të presionit policor në terren, fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonët me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin.

https://a2news.com/2023/02/20/parandalimi-i-atentatit-ne-elbasan-dy-te-arrestuar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë