“U mundëm me një gjysmë goli”, Cikalleshi: Kjo kombëtare do i bëjë krenarë shqiptarët

Publikuar më: 27/3/2023, ora 22:51
sokol cikalleshi 1280x685

“U mundëm me një gjysmë goli”, Cikalleshi: Kjo kombëtare do i bëjë krenarë shqiptarët

Publikuar më: 27/3/2023, ora 22:51

Sokol Cikalleshi e ka konsideruar një ndeshje mjaft të mirë takimin e parë të Kombëtares përballë Polonisë, pavarësisht humbjes minimale 1-0.

Sipas sulmuesit, ekipi tregoi grintë dhe shumë shpejt do t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Pamë një kombëtare ndryshe me shpirt gare e denjë për të përfaqësuar shqiptarët u mundëm me një gjysmë goli. Kishim përballë një ekip shumë të fortë me një portier të mirë. Kombëtarja ka nisur një faqe të re që do t’i bëjë krenar shqiptarët. Kjo ishte një nga ndeshjet më të vështira. U mundëm minimalisht”, tha Cikalleshi pas ndeshjes.