Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda “shtëpisë së barit” në Krujë

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 12:24 | Kronikë

Policia e Krujës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike. Dy ambientet u gjetën pas kontrolleve në banesën e një 39-vjeçari në Qerekë.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, u gjetën 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

Në pranga u vunë Sh. H., 39 vjeç pronari i banesës dhe F. H., 32 vjeç vëllai i pronarit të banesës, të dy banues në Qerekë .

32-vjeçari ka kryer lidhjen edhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli