Lala: Me më shumë guxim, edhe mund ta fitonim ndeshjen

Publikuar më: 28/3/2023, ora 14:51

Lala: Me më shumë guxim, edhe mund ta fitonim ndeshjen

Publikuar më: 28/3/2023, ora 14:51

Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares sonë, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN, analizoi ndeshjen e parë të Shqipërisë në eliminatoret e “Euro 2024”, që përfundoi me rezultatin 1-0 për Poloninë.

“Paraqitja nuk ishte e keqe, por rezultati nuk ishte i mirë dhe futbolli varet nga rezultati. Kishim mundësi për të marrë edhe 3 pikët, pasi Polonia nuk ishte një ekip që të fuste frikën. Po të kishim edhe më tepër guxim, do të ishte e mundur edhe ta fitonim ndeshjen. Kishim më shumë raste të pastra për të shënuar”, tha Lala.

Në lidhje me ndryshimet e Shqipërisë së Sylvinhos nga ajo e Rejës, ish-mesfushori theksoi se “për një kohë kaq të shkurtër është e vështirë” që të dalësh në përfundime.

“Nëse e fitojmë ndeshjen e radhës, do të jemi aty ku duhet të jemi”, theksoi Lala.