Për “armëmbajtje pa leje”, Fation Murati në arrati, Prokuroria kërkon dënim me 3 vite burg

Publikuar më: 28/3/2023, ora 15:40
fatjon murati 1280x720 2 1280x720

Për “armëmbajtje pa leje”, Fation Murati në arrati, Prokuroria kërkon dënim me 3 vite burg

Publikuar më: 28/3/2023, ora 15:40

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës të dënojë me 3 vite burg Fation Muratin, pronarin e lokalit të qëlluar me breshëri automatike dy javë më parë në “Don Bosko”, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhim të armëve e municionit” në banesë. Pretenca ndaj Muratit u dha në mungesë të tij, pasi ndonëse gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, policia nuk e gjeti në banesë pas sulmit ndaj lokalit të tij.

Murati u vu në përgjegjësi penale për shkak të një gjurme gishti të tij në kutinë e një pistolete, pjesë enjë arsenali armësh të gjetura në banesat e Kristian Gjinit në Sauk. Nga hetimi nuk u provua që Murati të kishte kontakte me Gjini, apo të kishte qenë tek banesat ku u gjet kjo pistoletë.