Qëllohet me armë banesa e policit në Shkodër

Publikuar më: 28/3/2023, ora 22:11
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Qëllohet me armë banesa e policit në Shkodër

Publikuar më: 28/3/2023, ora 22:11

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martë në qytetin e Shkodrës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në lagjen Guerrile pranë zonës së by-pass-it, ndërkohë që objektiv ka qenë banesa e një efektivi polici, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa në hyrjet dhe daljet e qytetit të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilat janë larguar me shpejtësi.