Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqetësimet shëndetësore kur udhëtoni në një vend tjetër, 6 këshilla për t’i kapërcyer

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 19:46 | Lifestyle

Udhëtimet në një vend të ri, pushimet ose kthimi në shtëpi jo gjithmonë shoqërohet nga emocione të bukura. Vonesat e avionit, ndryshimi i zonave kohore apo zakoneve të përditshme, mund ta bëjnë një udhëtim shumë të lodhshëm. Kjo dukuri njihet si "jet lag". Po përse njerëzit e përjetojnë atë? A ka ndonjë mënyrë për të pakësuar efektet e saj?

Çfarë e shkakton dukurinë e “jet lag”?

Termi "jet lag" përshkruan simptomat fizike dhe emocionale që njerëzit përjetojnë kur udhëtojnë në destinacione të largëta, të cilat ndodhen në zona kohore të ndryshme.

Përpara se të niseni për një udhëtim, ju jeni të sinkronizuar me orën lokale, pra keni një ritëm të caktuar. Pasi hyni në një zonë të re kohore, trupi juaj reagon. Pikërisht në këtë moment shfaqen dhe simptomat e para. Ju mund të ndiheni përgjumësh gjatë ditës dhe mund të keni vështirësi për të fjetur gjatë natës. Gjithashtu, mund të ndiheni të uritur në orare të pazakonta ose mund të mos keni dëshirë të hani asgjë, të ndiheni të fryrë, të keni të përziera etj.

Shqetësimet nuk janë të njëjta për të gjithë

Pavarësisht këtyre simptomave të përgjithshme, jo të gjithë njerëzit e përjetojnë dukurinë e "jat lag", ose nuk kanë të njëjtat shqetësime. Kjo për shkak se ne të gjithë ndjekim ritmin tonë të brendshëm.

Shumica prej nesh kanë një cikël natyral ditor prej rreth 24.2 orë. Por disa njerëz kanë cikle pak më të gjata se të tjerët, dhe kjo mund të luajë një rol në mënyrën se si përshtatet me ndryshimet. Mosha ose gjendja jonë shëndetësore janë gjithashtu faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në përballimin e udhëtimeve të gjata.

Disa këshilla

Shumë njerëz hamendësojnë se ndoshta kjo dukuri është psikologjike dhe nuk ndikon në të vërtetë te trupi ynë. Sigurisht që simptomat nisin pikërisht nga mospërputhja midis kohës së brendshme të trupit tuaj (e cila përcaktohet në tru) dhe kohës lokale. E gjithë kjo reflektohet më pas fizikisht. Studimet sugjerojnë se është më mirë që "jat lag" të mendohet si një gjendje fiziologjike, sesa si një gjendje psikologjike.

Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar simptomat që mund t’ju shfaqen dhe të ndihmojnë orën e trupit tuaj të përshtatet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për atletët dhe sportistët që udhëtojnë për të garuar.

1. Së pari, vendosni nëse ia vlen të përpiqeni të përshtateni me kohën e re apo jo. Nëse është vetëm një udhëtim i shkurtër, ndoshta nuk ia vlen të praktikoheni. Por nëse zgjat më shumë se tri ditë, filloni të ndryshoni me vetëdije ritmet tuaja. Flini, hani, ushtrohuni dhe merrni rreze dielli, sipas zonës së re kohore ku do të shkoni.

2. Nëse po përpiqeni të zhvendosni orën e trupit, fillojeni menjëherë sapo të uleni në avion. Ndryshoni orën e dorës ose të celularit, sipas orës së destinacionit tuaj.

3. Mos pini shumë kafe ose alkool gjatë udhëtimit. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe do ta përshtatë trupin më shpejt me orën e re.

4. Kur mbërrini në një zonë të re kohore, përpiquni të zbatoni orën e atij vendi dhe jo atë me të cilën jeni mësuar. Flini gjatë natës dhe pushoni gjatë ditës. Një gjumë i shkurtër gjatë ditës mund t'ju ndihmojë të kryeni aktivitetet tuaja, por shmangni dremitjet përpara darkës.

5. Shqetësimet me aparatin tretës janë më të zakonshmet dhe që ju ndodhin pothuajse të gjithëve. Nëse zakonisht keni probleme me barkun gjatë udhëtimeve, hani pak dhe vetëm kur ndiheni të uritur. 

6. Dilni jashtë. Drita e diellit është çelësi për përshtatjen me një zonë të re kohore. 

https://a2news.com/2023/02/25/flini-ne-kete-menyre-per-te-rritur-jetegjatesine-tuaj-me-gati-5-vjet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë