Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

4 viktima në pak minuta në Shqipëri

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 19:57 | Kronikë

Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në vend.

Qyteti i Kavajës u trondit pas lajmit me dy persona të vdekur. Mësohet se, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri – tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë. Për pasojë, kanë mbetur të vdekur të dy personat e përfshirë në konflikt. Mësohet se viktimat janë shtetasit Altin Rrexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.

Me armë raportohet se ka qëlluar Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa me thikë ka qëlluar Edmond Gosa nga Kavaja. Mësohet se, Gosa ka goditur me thikë Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

Pak minuta nga kjo ngjarje e rëndë, në qytetin e Elbasanit u raportua se një person u gjet i plagosur me thikë në ullishtat e qytetit. Pasi u dërgua në spital, ai ndërroi jetë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç, ndërsa ishte qëlluar me thikë në zemër.

Një tjetër person i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte  larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

https://a2news.com/2023/03/29/qelloi-veten-me-thike-ne-zemer-vdes-33-vjecari-ne-elbasan/
https://a2news.com/2023/03/29/vriten-me-arme-2-persona-ne-kavaje/
https://a2news.com/2023/03/29/qellohet-me-thike-ne-zemer-kush-eshte-i-riu-qe-vdiq-sot-ne-elbasan/
https://a2news.com/2023/03/29/gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-nje-perrua-ne-mat/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani