Argjentina jep spektakël, Messi kalon kuotën e 100 golave

Publikuar më: 29/3/2023, ora 11:46
messi argjentina 1280x720

Argjentina jep spektakël, Messi kalon kuotën e 100 golave

Publikuar më: 29/3/2023, ora 11:46

Një ndeshje për t’u mbajtur mend. Në fitoren 7-0 të Argjentinës përballë modestëve të Curaçao, Lionel Messi kaloi kuotën e 100 golave të shënuar në arenën ndërkombëtare, teksa regjistroi edhe tregolëshin e 50 në karrierë.

Dhjeta e bardhekaltërve zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20, duke konkretizuar supremacinë e kampionëve të botës. Pak minuta më pas, argjentinasit dyfishuan rezultatin me Nicolás González, megjithatë protagonist mbeti gjithmonë Messi. Leo vulosi tripletën personale me dy gola në minutat 33 dhe 37, ndërsa në mes kishte shënuar edhe Lautaro Martinez.

Pjesa e parë pa asnjë histori u mbyll me avantazhin 5-0 të Argjentinës, që mes shumë ndryshimeve, u kursye disi në 45 minutat e dyta të lojës.

Dy golat e tjerë u realizuan nga Di Maria dhe Montiel, duke i dhënë kampionëve të Botës fitoren më të thellë që prej emërimit të trajnerit Lionel Scaloni, në vitin 2019.