Dëshmitari rrëfen ngjarjen e Kavajës: Një nga viktimat ishte me fëmijën e vogël

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 23:15 | Kronikë
Dëshmitari rrëfen ngjarjen e Kavajës: Një nga viktimat ishte

Një banor i zonës ka rrëfyer për mediat momentin kur dy viktimat e sotme të Kavajës nisën të debatonin me njëri-tjetrin.

Ai tha se Altin Rexha kur ndodhi ngjarje ishte me një fëmijë të vogël në dorë. Qytetari tregon se Rexha me Gosën po debatonin dhe më pas dëgjoi krisma.

Ndërkohë, ai shtoi se të dy këta shtetas janë konfliktuar edhe më herët për motive banale.

“Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, ai malësori, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej. Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti”, tregoi ai.

https://a2news.com/2023/03/29/vriten-me-arme-2-persona-ne-kavaje/
https://a2news.com/2023/03/29/njeri-qelloi-me-thike-tjetri-me-pistolete-kush-jane-dy-viktimat-e-tragjedise-ne-kavaje/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi