Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumi”, Artan Gjergji: Duhet të ishte investuar te prodhimi!

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 21:29 | Ekonomi
“Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumi”, Artan Gjergji: Duhet

I ftuar në “A2BUSINESS” me Aurora Sulçen, eksperti për ekonominë, Artan Gjergji u shpreh se ne jemi një shoqëri konsumi, që prodhojmë vetë dhe vetëmjaftohemi me PBB-në tonë.

Sipas Gjergjit, ne jemi një shoqëri e varur nga konsumi, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare duhet të ishte investuar te prodhimi.

Z. Gjergji, ti e ke ndjekur si fenomen ndër vite, a ka një varësi të tillë ekonomia shqiptare, vecanërisht familjet, të cilat këto të ardhura i kanë burim konsumi? E thënë thejsht, këto para shërbejnë për të jetuar çdo ditë...

Ajo që ne po përpiqemi të themi, apo që t’i japim përgjigje është pyetja: A jemi ne thjesht shoqëri konsumi, apo prodhojmë vetë dhe vetëmjaftohemi me PBB-në tonë. Në tre dekadat e fundit duhet thënë që kemi qenë më shumë një shoqëri konsumi.

Ekonomia prodhon dhe konsumon vetveten. Ne prodhojmë aq sa mundemi, disa sektorë i kemi të zhvilluar, disa të tjera jo. Dhe gjithë këtë diferencën në të ardhura që ne kemi, ne e mbyllim me burime të ndryshme. Së pari janë remitancat. Së dyti investimet e huaja direkte. Dhe e treta është qeveria që merr hua nga qeveritë apo nga partnerët e tretë. Pjesa e katërt është prodhimi i brendshëm bruto.

Këtu po flasim vetëm për aktivitetet zyrtare, ligjore. Por, kemi edhe një burim tjetër, që është i pamatshëm, që janë edhe burimet e jashtëligjshme, që janë një nga burimet kryesore të aktivitetit të përditshëm. Kështu që ne jemi shoqëri e varur te konsumi.

Kështu që, ekonomia e Shqipërisë duhet të ishte investuar te prodhimi.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani