Nuk ndodhte që nga viti 2014, Spanja i rikthehet humbjes në një eliminatore Evropiani

Publikuar më: 29/3/2023, ora 08:23
skocia 1280x704

Nuk ndodhte që nga viti 2014, Spanja i rikthehet humbjes në një eliminatore Evropiani

Publikuar më: 29/3/2023, ora 08:23

Skocia ka surprizuar Spanjën, teksa e mundi atë 2-0. Vendimtarë ishin dy golat e McTominay, që befasuan skuadrën iberike që në fillim.

Deri në fund, skocezët mbrojtën rezultatin dhe çdo gjë u mbyll me shifrat 2-0.  

Kjo ishte humbja e parë e Spanjës në një ndeshje kualifikuese për Evropianin që nga tetori i vitit 2014. Atëherë mundej nga Sllovakia 2-1.

Kështu, grupi A mbetet plotësisht i hapur, pasi në garë duket se janë edhe Gjeorgjia me Norvegjinë, të cilat ndanë pikët mes tyre.