Pamjet e frikshme të një mali në flakë

Publikuar më: 29/3/2023, ora 18:06

Pamjet e frikshme të një mali në flakë

Publikuar më: 29/3/2023, ora 18:06

Një vatër e madhe zjarri ka ngritur në këmbë autoritetet në Tajlandë, për shkak të rrezikshmërisë së flakët mund të afrohen me shpejtësi në zonat e banuara.

Mali Nakhon Nayok pothuajse është shkrumbuar nga bimësia, duke shkaktuar një dëm të madh ambiental në parkun kombëtar të Khao Laem.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia se ka qenë një rrufë ajo që ka nisur gjithçka.

Qindra zjarrfikës dhe vullnetar janë angazhuar për fikjen e zjarrit, ndërkohë që impakti në florë dhe faunë është i pallogaritshëm.