Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 22:12 | Kronikë
Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Tiranë

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Komunën e Parisit në Tiranë.

Policia bën të ditur se personi i plagosur është shtetasi me iniciale E. T., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Ai është shtetasi me iniciale A. B., 20 vjeç.

“Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë