Publikimi i pagave, Gjykata jep vendimin përfundimtar për 4 të akuzuarit

Publikuar më: 29/3/2023, ora 10:42
gjykata tirane 1280x720

Publikimi i pagave, Gjykata jep vendimin përfundimtar për 4 të akuzuarit

Publikuar më: 29/3/2023, ora 10:42

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin pëfundimtar për katër të akuzuarit për publikimin e databazës së pagave.

Të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimeve me burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, por asnjë prej tyre nuk do të shkojë në qeli.

Gjykata pezulloi dënimin me burg duke i lënë të katërt në shërbim prove, përkatësisht Eni Qirjako, 32 muaj; Andi Agaraj, 4 vite; ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi nga 32 muaj.