Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Qëllon shokun e dhomës me armë gjahu në fytyrë, 18-vjeçari: Po bënim shaka

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 17:15 | Bota

Një 18-vjeçar është qëlluar me armë gjahu në fytyrë nga shoku i tij i dhomës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Merkezefendi” të Denizlit, ndërsa në pranga ka rënë autori, i cili para oficerëve të policisë është shprehur se, arma është shkrepur pa dashje teksa po bënin shkak me njëri-tjetrin.

Në vendngjarje ka shkuar një ekip shëndetësor dhe policor pas raportimit se një person është plagosur me pushkë në katin e katërt të një banese në lagjen “Akkonak”.

18-vjeçari Emre Acar, u dërgua menjëherë në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk mund t’i mbijetonte dot plagëve të rënda.

Ndërkohë, shoku i dhomës së viktimës pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes nga pakujdesia”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë