“Skenë erotike me gruan e regjisorit”, Keanu Reeves kujton momentin më të çuditshëm në karrierë

Publikuar më: 29/3/2023, ora 14:55
reeves 1257x720

“Skenë erotike me gruan e regjisorit”, Keanu Reeves kujton momentin më të çuditshëm në karrierë

Publikuar më: 29/3/2023, ora 14:55

Keanu Reeves ka kujtuar një nga momentet më të çuditshme të karrierës së tij, atë kur ka xhiruar një skenë erotike me gruan e regjisorit Eli Roth, ndërkohë që ky i fundit po shikonte.

Aktori 58-vjeçar, gjatë emisionit të Jimmy Kimmel, tha se në filmin “Knock Knock” të vitit 2015, iu desh të xhironte një skenë shumë të nxehtë me bashkëshorten e regjisorit të filmit dhe me aktoren Ana De Armas.

“Nuk isha në siklet, por e pranoj që më dukej e çuditshme. Megjithatë, regjisori Eli Roth krijoi një ambient besimi dhe na ndihmoi shumë”, kujton protagonisti i sagës “Matrix” dhe “John Wick”.