Tifozët kuqezi, lirohen 4 mbështetësit shqiptarë të ndaluar në Poloni

Publikuar më: 29/3/2023, ora 17:09
MB LIROHEN TIFOZET SHQIPTARE NE POLONI frame 262 1280x720

Tifozët kuqezi, lirohen 4 mbështetësit shqiptarë të ndaluar në Poloni

Publikuar më: 29/3/2023, ora 17:09

Katër pjesëtarët e tifozëve kuqezi, të ndaluar nga policia polake kanë fituar lirinë.

Njoftimi i rëndësishëm u dha nga grupimi i mbështetësve të kombëtares, që pavarësisht diferencave shumë të mëdha në numër, bëri që zëri i tyre të ndihej në Varshavë, në mbështetje të Shqipërisë.

420 tifozët që udhëtuan në Poloni u përballën me një situatë të tensionuar përpara ndeshjes me forcat e rendit. Shkak u bë tentativa për të futur në stadium disa flakadanë, që ishin pjesë e koreografisë.

Tifozët kuqezi njoftuan se me reagimin e shpejt të ambasadës shqiptare në Poloni u bë i mundur “lirimi i katër anëtarëve të arrestuar padrejtësisht në Varshavë”.