Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

Publikuar më: 30/3/2023, ora 13:41
DENNI XHEPA KAMPION BALLKANI SKI 1280x720

Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

Publikuar më: 30/3/2023, ora 13:41

Denni Xhepa vazhdon të shkëlqejë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Skiatori i talentuar kuqezi u shpall kampion i Ballkanit, në garën e zhvilluar në Bransko të Bullgarisë.

Triumfi në disiplinën e Sllallomit Gjigand shërbeu si një dhuratë e parakohshme për festën e 20-vjetorit të sportistit shqiptar. Denni Xhepa la pas vetes dy bullgarët Kamen dhe Zlatkov.

Me këtë sukses, ylli shqiptar i skive konfirmoi edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon në këtë sezon. Ai do të ketë shansin të përsëritë suksesin edhe në garën e Sllallomit, që do të zhvillohet këtë të premte në Bransko.