Dënohen 4 bankierë në Zvicër, ndihmuan në fshehjen e pasurisë së presidentit Putin

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 14:17 | Bota
Dënohen 4 bankierë në Zvicër, ndihmuan në fshehjen e

Katër bankierë të cilët lejuan një mik të Vladimir Putinit të depozitonte miliona franga në bankat zvicerane janë dënuar për mungesë kujdesi në transaksionet financiare.

Ish-drejtuesit e degëve të Gazprom bank në Zyrih, 3 ruse dhe një zvicerane, u shpallën fajtorë të enjten dhe u dënuan me kusht nga 7 muaj secili, për ndihmën që i ofruan Sergey Rolduginit, një violonçelist dhe kumbar i vajzës së presidentit rus.

Qeveria zvicerane e quajti atë si “kuletën e Putinit”. Prokurori Jan Hoffman pretendon se rreth 30 milionë franga kishin qarkulluar përmes llogarive bankare zvicerane nga viti 2014 deri në 2016, pa kontrollet e nevojshme.

Të gjitha të dhënat sugjerojnë se Sergey Roldugin nuk ishte pronari i vërtetë i aseteve. Bankierët nuk ndoqën rregullat dhe për këtë aryse duhet të dënohen.

Sipas gjykatësit në Zyrih, nuk kishte asnjë dyshim se Roldugin nuk ishte pronari i vërtetë i parave të depozituara. 

Muzikanti, i cili është mes shtetasve rusë të sanksionaura nga Zvicra dhe vende të tjera europiane, nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar si biznesmen.

Kremlini ka mohuar në të kaluarën çdo sugjerim se fondet e Roldugin lidhen me liderin rus, duke i cilësuar pretendimet si putino-fobi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli