Deti përmbyt sërish qytetin e goditur nga tërmeti në Turqi

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 14:01 | Bota

Qyteti i Iskenderun në Hataj të Turqisë, një nga më të goditurit nga tërmetet e 6 shkurtit, është përmbytur sërish nga deti, një fenomen, i cili ndodhi edhe pas tërmeteve të fuqishme.

Uji është futur në brendësi të qytetit, ndërsa ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Guvernatori i Iskenderun, Murat Sefa Demiryurek, në një deklaratë të bërë dje, deklaroi se infrastruktura ishte e shembur dhe nuk funksiononte.

Drejtori i Departamentit të Inxhinierisë Civile në Turqi, Prof. Dr. Ahmet Cevdet Yalçıner, ka sqaruar fenomenin. Ai thotë se ngjarja nuk ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të detit. “Përmbytja ka ndodhur pasi zona ka qenë nën nivelin e detit dhe ishte mbushur dhe ishte ndërtuar në të. Për shkak të tërmetit, ajo zonë ka pësuar ulje, duke shkuar në një nivel me detin. Po ashtu, ka ndikuar edhe batica”.

Ajo zonë bregdetare ka qenë një temë e nxehtë diskutimi edhe përpara tërmeteve. Kryetari i Bashkisë, Lütfü Savaş, ka kundërshtuar ndërtimet në atë zonë, por kjo nuk u mor parasysh dhe sipërfaqja shkoi në 500 mijë metra katrorë.

https://a2news.com/2023/02/08/ngrihet-niveli-i-detit-ne-turqi-pas-termeteve-permbytet-qyteti/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu