Humb 1 milion euro në një dorë në poker, Neymar “ia plas të qarës” live

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 20:33 | Futboll

Futbollisti i talentuar brazilian, Neymar Junior, teksa vijon të jetë jashtë dispozicionit të trajnerit të tij të PSG për shkak të një dëmtimi të rëndë, por përpiqet të gjitha mënyra se si të kalojë kohë jashtë fushave të blerta.

E mesa duket, një nga hobit e Neymarit është pokeri. Brazilianit i pëlqen të luajë kumar gjatë kohës së tij të lirë dhe pas një operacioni për një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, ka shumë kohë që ai të ushtroj këtë hobi.

Ndërsa luante poker në internet me sa duket, Neymar u incizua pasi humbi 1 milion euro me një dorë të vetme. Fillimisht u duk se ai do të ankohej dhe po qante për shumën e parave të humbura, por më pas shpërtheu në të qeshura.

Kjo video shërben edhe një herë për të ilustruar hendekun disi të padepërtueshëm midis futbollistëve më të mirë në botë dhe të përditshmes për shumicën e njerëzve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli