Konfliktohen me thikë dy nxënës në Paskuqan, plagoset njëri prej tyre

Publikuar më: 30/3/2023, ora 13:51
thike ne dore 46000 640x360 1

Konfliktohen me thikë dy nxënës në Paskuqan, plagoset njëri prej tyre

Publikuar më: 30/3/2023, ora 13:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Paskuqan. Dy nxënës të shkollës “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë një 15-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në komisariat autorin.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.