Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Publikuar më: 30/3/2023, ora 10:56
thika 1024x553

Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Publikuar më: 30/3/2023, ora 10:56

Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur me thikë në Tepelenë, mëngjesin e së enjtes.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me thikë.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.