Rusia forcon radhët e ushtrisë, 147 mijë rekrutë thirren nën armë

Publikuar më: 30/3/2023, ora 21:29
rusia do te pushtoje ukrainen 1 919x579

Rusia forcon radhët e ushtrisë, 147 mijë rekrutë thirren nën armë

Publikuar më: 30/3/2023, ora 21:29

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh nga ekspertët e sigurisë, lufta në Ukrainë duket se nuk do të ketë një përfundim të afërt.

Këtë gjë e forcon edhe më shumë dekreti i fundit i presidentit rus, Vladimir Putin i cili shpall rekrutimin në ushtri të 147 mijë personave gjatë pranverës.

Sipas kreut të Kremlinit, ky forcim i radhëve të ushtrisë ruse është i përvitshëm, ndërkohë që vetëm në shtator 120 mijë rusë të tjerë iu bashkuan forcave të armatosura.

Në Rusi, të gjithë burrat e moshës 18 dhe 27 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak për një vit, ose trajnimin ekuivalent gjatë kohës kur ndjekin arsimin e lartë.