Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një grua

Publikuar më: 30/3/2023, ora 18:03
policia lushnje 1201x720

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një grua

Publikuar më: 30/3/2023, ora 18:03

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së enjtes në Ballagat të Lushnjes, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua rreth 60 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur, Bajame Hasalla, motra e Kastriot Hasallës, i cili aktualisht ndodhet në burg për vrasjen e një të afërmi dhe plagosjen e 3 të tjerëve, dy vite më parë, për motive pronësie.

Është pikërisht hakmarrja pista kryesore të cilën policia është duke hetuar për plagosjen e 60 vjeçares, e cila tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia ndërkohë ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.