Tragjedi në det të hapur, trageti përfshihet nga flakët, 30 të vdekur

Publikuar më: 30/3/2023, ora 11:58

Tragjedi në det të hapur, trageti përfshihet nga flakët, 30 të vdekur

Publikuar më: 30/3/2023, ora 11:58

Të paktën 30 persona janë konfirmuar të vdekur, mes të cilëve edhe një foshnje 6-muajshe, pasi një traget me 250 pasagjerë është përfshirë nga zjarri në jug të Filipineve.

Zjarri nisi gjatë natës në tragetin “Lady Mary” dhe një pjesë e madhe e pasagjerëve ishin në gjumë duke u kapur të papërgatitur.

Të mbijetuarit rrëfyen momentet e tmerrit, ku të detyruar nga flakët u hodhën në ujë, ndërsa më pas u shpëtuan nga varkat e rojës bregdetare. Autoritetet vendase kanë thënë se të paktën 10 persona janë mbytur, ndërsa 18 trupa janë gjetur të shkrumbuar brenda në traget.