Vdes ish-prokurori, i ra një copë betoni në kokë si pasojë e erës së fortë

Publikuar më: 30/3/2023, ora 15:28
firtinada kafasina beton parcasi duserek olen 15732015 7929 amp

Vdes ish-prokurori, i ra një copë betoni në kokë si pasojë e erës së fortë

Publikuar më: 30/3/2023, ora 15:28

Tërmeti që goditi Turqinë juglindore la pas pasoja të mëdha jo vetëm materiale, por edhe në njerëz, ku numri i tyre shkoi në rreth 50 mijë.

Përveç shumë personave që humbën jetën nën rrënoja, pati edhe shumë të tjerë që mbetën të vdekur si pasojë e rënies së sendeve të forta nga lartësitë në momentin e lëkundjeve.

I tillë është rasti i një ish-prokurori, të quajtur Mehmet Nazif Yaşar, 56 vjeç, i cili humbi jetën pasi u godit në kokë nga një copë betoni që u shkëput nga era e fortë nga një godinë, që mbeti e dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit.

Trupi i pajetë i Yaşar u dërgua në morg për autopsi, ndërsa funerali i Yaşar u mbajt sotme një ceremoni ku morën pjesë familjarët dhe të afërmit e tij. Ndërkohë, hetimet vijojnë ende për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.