Aksident në Devoll, një i ri i lënduar

Publikuar më: 31/3/2023, ora 11:01

Aksident në Devoll, një i ri i lënduar

Publikuar më: 31/3/2023, ora 11:01

Një aksident ka ndodhur paraditen e së premtes në qytetin e Bilishtit. Bëhet e ditur se një motor që drejtohej nga një i ri është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”.

Për pasojë, i lënduar ka mbetur 26-vjeçari që po lëvizte me motor. Ai është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.