Mungon zyrtarizimi, Di Maria gati të rinovojë me Juventusin edhe për 1 vit

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 09:44 | Futboll
Mungon zyrtarizimi, Di Maria gati të rinovojë me Juventusin edhe

Mungon vetëm zyrtarizimi. Angel Di Maria do të jetë futbollist i Juventusit të paktën edhe në sezonin 2023-2024.

Konfirmimet vijnë si nga ambienti bardhezi, ashtu edhe nga Argjentina. Siç raportohet, lojtari ka pranuar të rinovojë kontratën edhe një vit me “Zonjën e Vjetër”, pasi u bë pjesë e saj verën e kaluar, kjo edhe nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të kualifikohen në kupat evropiane.

Ecuria pozitive në kampionat, marrëdhëniet e mira me shokët e skuadrës dhe tifozët kanë bërë që argjentinasi mos ta mendojë dy herë qëndrimin në Torino.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli