Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Në kërkim nga Italia për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 48-vjeçari nga Tiranë

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 15:05 | Kronikë

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale".

Bëhet fjalë për shtetasin B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

“Tiranë/ Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Milano". Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale".

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, njofton Policia e Shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani