Nuk mban mend adresën, gjendet në Kamzë një i moshuar. Policia publikon foton dhe kërkon familjarët

Publikuar më: 31/3/2023, ora 16:27
i moshuari

Nuk mban mend adresën, gjendet në Kamzë një i moshuar. Policia publikon foton dhe kërkon familjarët

Publikuar më: 31/3/2023, ora 16:27

Një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është gjetur i vetëm në Kamzë.

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione mbi identitetin e tij, të vijë ta marrë në komisariat.

“Kamzë/Informacion paraprak: Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamzë, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, njofton Policia e Tiranës.