Përplasja e trenave në Greqi, arrestohet një tjetër punonjës hekurudhor

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 07:35 | Ballkani
Përplasja e trenave në Greqi, arrestohet një tjetër

Një inspektor hekurudhor grek është hetuar dhe arrestuar përkohësisht në lidhje me aksidentin e trenit të ndodhur një muaj më parë dhe që i kushtoi jetën 57 personave.

Punonjësi i cili ka qenë në detyrë në momentin e përplasjes akuzohet për “prishje të sigurisë në qarkullim”.

Ky është punonjësi i dytë i hekurudhave që përfundon në arrest, pasi menaxheri i stacionit u hetua një javë pas aksidentit që tronditi vendin.

Tragjedia e 28 shkurtit nxori në pah dështimet e sigurisë në hekurudhat greke dhe ka ushtruar presion të madh mbi qeverinë përpara zgjedhjeve kombëtare.

Fatkeqësia hekurudhore ndodhi pak para mesnatës kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë në një tren mallrash në Greqinë qendrore pasi të dy u lanë gabimisht në të njëjtën binar.

Një drejtues stacioni dhe tre zyrtarë të tjerë hekurudhorë janë akuzuar, por zemërimi i publikut është fokusuar në keqmenaxhimin e gjatë të rrjetit dhe vendi është tronditur nga një seri protestash masive, ndonjëherë të dhunshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë