Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Premtimi për pagat, Berisha: Rama mashtroi, i pamundur dyfishimi në dy vite  

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 22:58 | Politikë
Premtimi për pagat, Berisha: Rama mashtroi, i pamundur dyfishimi

Sali Berisha i quajti mashtrime elektorale premtimet e qeverisë për të dyfishuar pagën mesatare. Gjatë konferencës për shtyp të së premtes, Berisha hodhi akuza edhe ndaj Enkelejd Alibeajt, duke e cilësuar si të kapur nga mazhoranca.  

Premtimi i bujshëm i Edi Ramës për të dyfishuar pagën mesatare u cilësua nga Sali Berisha si një mashtrim i madh. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ai u shpreh se krahas pagës mesatare, edhe bonusi për pensionistët është më i paktë se sa ishte premtuar në fillim.

“Pretendoi ky që do të dyfshojë në dy vite rrogat, unë jam ish-kryeministër, një gënjeshtër të tillë nuk ia besoj kurrë atij”, tha Berisha. 

Akuzat, Berisha i vijoi ndaj Enkelejd Alibajt, të cilin e konsideron të kapur nga mazhoranca për shkak të problemeve me drejtësinë që kanë familjarët e tij: “Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vende të BE-së dhe sot nuk dihet se ku është”. 

Akuzat i vijoi edhe ndaj atyre kandidatëve që janë pozicionuar në zgjedhje me vulën e PD-së, ndërsa përshëndetje pati për ata që u tërhoqën nga gara: “Patericat e Edi Ramës janë pengje që i nxjerr nga xhepi me urdhër të Ramës, Alibeaj dhe Lulzim Basha”. 

Listat e kandidatëve të partive politike janë tashmë të protokolluara pranë KQZ-së dhe pritet miratimi për të zyrtarizuar garuesit e 14 majit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë