Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sërish protesta në Francë, Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 08:24 | Bota

Përsëri protesta në Francë, përsëri Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit. Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet, por u përballën me një polici më të fortë e të egër, se ditët e tjera.

Gjithsesi, forcat zjarrfikëse, bashkë me forcat e policisë, kanë qëndruar gjithë natën në gatishmëri, për të ndarë protestuesit, por edhe për të shuar zjarret e ndezura prej tyre, teksa prej ditësh punonjësit e bashkisë së Parisit, vazhdojnë punën për të pastruar rrugët e muret e kryeqytetit, të pushtuara nga plehrat, por edhe nënshkrimet kundër Macron kudo.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, 2 persona janë në koma. Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur për më 6 prill, ndërsa javën e ardhshme kryeministrja franceze ka ftuar për bisedime përfaqësues të sindikatave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë