SPAK hetim jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 15:23 | Kronikë
SPAK hetim jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Hetimi i nisur nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, është shtrirë edhe jashtë kufijve. Burime zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, konfirmuan se për llogari të këtij hetimi, i regjistruar në numrin 277/1, janë dërguar disa letërporosi jashtë vendit.

Sipas burimeve, përmes tyre është kërkuar kryerja e verifikimeve nga autoritetet e këtyre vendeve për dyshimet e ngritura ndaj ish-ministrit të Financave për mundësinë e përfshirjes në korrupsion, pastrim të parave apo fshehjes së pasurisë. Për disa nga këto letërporosi, SPAK ka marrë përgjigje dhe është duke përpunuar informacionin e përcjellë, ndërsa për të tjerat është ende në pritje.

Ndërkohë, Prokurorët e Posaçëm janë duke vlerësuar nevojën ose jo të marrjes në pyetje të Ahmetaj, veprim për të cilin nuk është e nevojshme marrja e një miratimi nga Kuvendi i Republikës. Nga ana tjetër, SPAK beson se ka siguruar prova me vlerë për hetimin në kontrollet e bëra në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt në Tiranës, si edhe të bashkëjetueses së tij në zonën e Hamallajt.

Për shkak të dyshimeve mbi mosjustifikimin në burime të ligjshme, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sekuestron preventive mbi vilën e bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj, si edhe një vilë në Palasë, që dyshohet se zotërohej nga ish-bashkëshortja e tij.

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, po hetohet nga SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/29/kontrolli-ne-banesen-e-bashkejetueses-ne-hamallaj-apeli-i-posacem-rrezon-ankimimin-e-ahmetajt/
https://a2news.com/2023/03/28/ankimi-i-ahmetajt-per-kontrollin-e-baneses-se-bashkejetueses-zgjidhet-gjyqtari-qe-do-te-shqyrtoje-apelimin/
https://a2news.com/2023/03/24/hetimet-per-arben-ahmetajn-sekuestrohet-nje-tjeter-vile/

A2 CNN Livestream

Latest Videos