
Yjet e futbollit, statuja e Leo Messi përkrah Pele dhe Maradona
Statuja e Lionel Messi u vendos përkrah atyre të dy legjendave të tjera të futbollit latin, Diego Armando Maradona dhe Pele.
Në zyrat e Konfederatës së Futbollit të Amerikës Latine u zbulua statuja e 35-vjeçarit, që vetëm pak muaj më parë arriti të shpallej kampion bote me Argjentinën.
E udhëhequr nga Messi, përfaqësuesja albiceleste u rikthye te triumfi pas 36 vjet pritje. Vetëm pak ditë më parë, Leo kaloi edhe kuotën e 100 golave në arenën ndërkombëtare.