41-vjeçari holandez që ka më shumë se 500 fëmijë “përfundon” në gjykatë

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 09:59 | Lifestyle

Një 41-vjeçar nga Holanda ka më shumë se 500 fëmijë, të paktën sipas Donorkind Foundation, një organizatë që ndihmon fëmijët e lindur nëpërmjet dhurimeve të spermës, të cilët kërkojnë origjinën e tyre.

Ndërkohë, nëna e një prej fëmijëve të tij ka ngritur një padi duke kërkuar nga gjykata në Holandë që ta ndalojë këtë persona të dhurojë spermë. Sipas udhëzuesve mjekësorë në Holandë, një dhurues mund të jetë baba i jo më shumë se 25 fëmijëve. Kjo bëhet për të shmangur incestin dhe problemet shëndetësore, por nuk konsiderohet vepër penale.

Dhuruesi, i cili është quajtur nga mediat holandeze si “Jonathan M.” Ishte përjashtuar nga dhurimi në vitin 2017 nga nëpërmjet Shoqatës Holandeze të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Në atë kohë, ishte vlerësuar se ai ishte baba i 102 fëmijëve nga 11 klinika të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Jonathan-in, i cili është një muzikant, të vazhdonte dhurimin, tashmë edhe jashtë Holandës.

Drejtuesi i “Donorkind” është shprehur se ai mban kontakte të rregullta me disa nga nënat e 500 fëmijëve të Jonathan-it, i cili madje është takuar edhe me disa nga fëmijët e tij.

Fondacioni Donorkind ka thënë se tashmë po lufton ruajtjen e anonimatit të dhuruesve, pasi kjo e bën shumë më të ndërlikuar kontrollin e numrit të fëmijëve të tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli